Gruaja gjen pitonin me 10 këmbë në pemën e Krishtlindjes: Ishte bukur, kurrë nuk kisha parë diçka të tillë

Publikuar tek: bota, më 16:30 13-12-2019 Gruaja gjen pitonin me 10 këmbë në pemën e Krishtlindjes: Ishte bukur, kurrë nuk kisha parë diçka të tillë Gjarpri në pemën e Krishtlindjes

Ekzistojnë shumë mënyra për të dekoruar një pemë Krishtlindjeje, nga shiritat dhe dritat shumëngjyrëshe deri tek zbukurimet më të çuditshme.

Për një grua australiane, dekori i këtij viti ishte një gjarpër me përmasa gjigande.

Kur Leanne Chapman dhe partneri i saj u kthyen në shtëpinë e tyre në Brisbane, Queensland këtë të enjte,  vunë re një detaj të pazakonshëm në ballkonin e tyre.

"Kur u kthyem në shtëpi nga puna, një çift zogjsh që na vizitonin çdo ditë dhe qëndronin në prevazin e ballkonit, po 'çmendeshin",  tha Chapman për CNN 7News.

Ajo shtoi se partneri i saj filloi të vëzhgonte zogjtë dhe të mbështetej në pemë, duke mos kuptuar se çfarë shtrese mbështillej rreth tij.

Çifti e la gjarpërin gjatë natës atje ku ai ishte vendosur dhe të nesërmen nuk e gjeti më.

'Kjo gjë nuk na frikësoi. Ai thjesht qëndroi atje për disa orë të mira ndërsa ne e vëzhgonim përmes dritares',  tha Chapman.

Vetëm kur zvarraniku u zhvendos nga pozicioni i tij, çifti kuptoi se sa gjigandi  ishte.

'Ishte gjigand, me të vërtetë gjigand', tha Chapman.

'Pasi u çliruam nga shoku, kuptuam se ai ishte një gjarpër me të vërtetë i bukur. Ishte shumë bukur ta shikoja nga kaq afër sepse kurrë më parë, nuk kam parë diçka të tillë', shtoi ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12510204315186
array(1) { ["section"]=> string(111) "gruaja-gjen-pitonin-me-10-kembe-ne-pemen-e-krishtlindjes-ishte-bukur-kurre-nuk-kisha-pare-dicka-te-tille-189320" }