50-vjeçarja Dhurata Mullai ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në det në aksin Turizëm-Kanali Çukës.
Për fat të mirë ajo është vënë re nga i riu Erjon Quku i cili u hodh menjëherë në det dhe mundi të shpëtojë bashkëqytetaren e tij nga fundi fatal. Mësohet se zonja ishte në gjendje depresive në ato momente dhe donte t’i jepte fund jetës duke u vetëmbytur.