Gruaja i gjen burrit llogari në Tinder, e godet 19 herë me shpatë samurai

Publikuar tek: bota, më 14:47 15-03-2019 Gruaja i gjen burrit llogari në Tinder, e godet 19 herë me shpatë samurai

Një grua 31-vjeçare me emrin Emili Xavier nga Washington ka goditur 19 herë më një shpatë samurai burrin e saj.

 

Gruaja zbuloi se burri i saj kishte një llogari në rrjetin Tinder. Kjo ëshë një faqe që ndihmon njerëzit që të gjejnë një partnere apo partner.

Pasi gruaja mori vesh për llogarinë e fshehtë të burrit e saj, ajo mori një shpatë samurai që kishin të varur në mur dhe e ka prerë burrin 19 herë. Nga hemoragjia burri humbi ndjenjat dhe gruaja ishte ajo që lajmëroi ambulancën që ta shpëtonte.

Gruaja i tha gjykatës se ajo nuk donte ta lëndonte burrin e saj por thjesht ta frikësonte. Megjithatë, gjykata çmoi se kjo ishte një tentativë për vrasje dhe e dënoi me 20 vite burg.

Screenshot_14.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020190954208374
array(1) { ["section"]=> string(79) "gruaja-i-gjen-burrit-llogari-ne-tinder-e-godet-19-here-me-shpate-samurai-156542" }