Gruaja i shpëton jetën burrit në takimin e tyre të parë

Publikuar tek: bota, më 15:57 19-04-2017 Gruaja i shpëton jetën burrit në takimin e tyre të parë

Derdhja e gotës në tavolinë apo heshtjet e sikletshme janë disa nga shqetësimet që kemi në takimet e para. Por kjo grua u përball me një tmerr të vërtetë kur personi që takoi gati sa nuk vdiq.

Pas disa javësh bisedime në uebfaqen e njohjeve “Plenty of Fish” Janine Hall e takoi atë në një restorant në Missouri të SHBA-ve.

Ata vijuan të diskutonin në tavolinë derisa burri nisi të kollitej, tregoi ajo për People.

Nuk po konsumonim gjë atë moment, kështu që e kuptova se nuk po mbytej dhe ktheva kokën për t’i dhënë pak privatësi, gjëja tjetër që mbaj mend është pjatat që u rrëzuan në shesh”.

Burri u çua në këmbë dhe më pas u rrëzua në tokë. Hall tha:

Sytë iu rrotulluan dhe po i dilte gjak nga goja. I kontrollova pulsin dhe nuk kishte”.

Hall nuk u hutua por si një terapiste frymëmarje ajo nisi t’i bënte frymëmarrje artificiale duke e shtypur në gjoks, derisa atij iu rikthyen të rahurat e zemrës.

Ajo njoftoi urgjencën dhe iu la atyre kartën e saj që të informohej nga familjarët e burrit për shëndetin e tij.

Pasi komunikoi me vajzën e burrit, ajo i shkoi për vizitë në spital.

Dukej shëndoshë e mirë. Mbaj mend çdo gjë që diskutuam në restorant. I thashë atij se nuk arrita të të falenderoja dot për ushqimin dhe ai më tha “oh Zot por ti më shpëtove jetën”.

Doktorët nuk arritën të gjejnë dot shkakun e asaj që i ngjau burrit por e nxorën nga spitali dhe ai po e rimer veten në shtëpi.

Ai më kërkoi një takim të dytë në spital. Dhe u ndjeva shumë e vlerësuar, Por ajo që ka më shumë rëndësi për mua tani është përmirësimi i shëndetit të tij”, tregoi Hall.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo video do t’ju bëjë të qani, foshnja lindi 24 javësh, por luftoi dhe ja doli mbanë
Shqipëria shpëton për një 'fije' nga raketa atomike e Koresë së Veriut (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0092802047729492
array(1) { ["section"]=> string(61) "gruaja-i-shpeton-jeten-burrit-ne-takimin-e-tyre-te-pare-75708" }