Gruaja kaloi Covid-in, fëmija lind me antitrupa

Publikuar tek: bota, më 14:14 29-11-2020 Gruaja kaloi Covid-in, fëmija lind me antitrupa Foto ilustruese

Një grua nga Singapori, e cila kaloi koronavirusin teksa ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë foshnjen që ka antitrupa kundër virusit.

Fëmija u lind këtë muaj, pa Covid-19 por me antitrupa, raporton gazeta “Straits Times” duke cituar nënën.

“Doktorët dyshojnë se unë mund t’ja kem transferuar antitrupat fëmijës gjatë shtatzanisë,” tha Celine Ng-Chan.

Gazeta shkruan se gjatë shtatzanisë, në muajin mars, ajo u prek nga korornavirusi dhe pati simptoma mesatare. Ajo u kurua për rreth dy javë e gjysmë në spital deri sa rezultoi plotësisht e shëruar.

Spitali ku gruaja lindi, nuk dha një përgjigje për “Reuters”, por zyrtarë të OBSH thonë se nuk është plotësisht e qartë nëse virusi mund të kalojë nga nëna te fetusi, gjatë shtatzanisë apo lindjes, raporton newsbomb.al.

Deri më tani, gjurmë të virusit nuk janë gjetur në lëngjet rreth fetusit, mitër, apo në qumështin e gjirit.

Më herët edhe doktorët në Kinë kanë identifikuar antitrupa të virusit te dy foshnje të sjella në jetë nga nënat që ishin prekur më parë.

Një raport i shkencëtarëve amerikanë gjeti se transmetimi i koronavirusit të ri nga nëna te fëmija është jashtëzakonisht i rrallë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gripi i shpendëve po përhapet me SHPEJTËSI, zbulohen dy VATRA të mëdha në Europë
E la vendin pa karantinë, Suedia nxjerr “jashtë loje” epidemiologun e njohur »
Article Logic
Execution time: 0.011059999465942
array(1) { ["section"]=> string(53) "gruaja-kaloi-covid-in-femija-lind-me-antitrupa-229533" }