Gruaja kishte burrin e paralizuar, ‘miku i shtëpisë’ tenton ta përdhunojë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 18-10-2015 Gruaja kishte burrin e paralizuar, ‘miku i shtëpisë’ tenton ta përdhunojë Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për ngacmimin seksual ndaj një 43-vjeçareje. Ilia Kordha, pronar i një agjencie funerale në Ksamil, është vënë në pranga mesditën e së shtunës në banesën e tij, në fashitin Çukë të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes B. Kryefamiljari i së cilës prej muajit janar qëndron i paralizuar. Duke u hequr si mik shtëpie, Kordha ka shkuar për vizitë në banesën e familjes B. dhe ka ofruar ndihmë duke i premtuar 43-vjeçares S.B se do e punësonte shumë shpejt në agjencinë e tij në Ksamil.

Pasi kanë mbaruar bisedën, Ilia Kordha është çuar për të ikur e deri tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë. Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B drejt banjës duke e ngacmuar seksualisht dhe tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, transmeton “panrama”.

Rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B e kanë sprapsur Kordhën duke bërë që të largohet menjëherë nga banesa. 43-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga 52-vjeçarin Ilia Kordha nën akuzën e ngacmimit seksual.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5400 kokra vezë kontrabandë, në hetim 4 persona dhe doganieri
Makina përplas për vdekje një këmbësor, ndalohet drejtuesi »
Article Logic
Execution time: 0.011178016662598
array(1) { ["section"]=> string(76) "gruaja-kishte-burrin-e-paralizuar-miku-i-shtepise-tenton-ta-perdhunoje-23413" }