Gruaja mbetet sërish shtatzënë gjatë shtatzanisë

Publikuar tek: bota, më 21:38 01-11-2017 Gruaja mbetet sërish shtatzënë gjatë shtatzanisë

Një grua ka rrëfyer historinë e saj të pazakontë se si arriti të mbetet shtatzënë teksa ishte shtatzënë.

31-vjeçarja Jessica Allen nga Kalifornia ishte paguar 30 mijë dollarë nga një çift kinez për t’u bërë nëna surrogate e fëmijës së tyre, pasi gruaja nuk mund të mbetej vetë shtatzënë.

Në prill të 2016-ës ajo mbeti shtatzënë me fertilizim in vitro. Sipas New York Post, Kalifornia është nga të paktat shtete ku mund të paguhesh për t’u bërë nënë surrogate.

rghe4htht.jpg

Në muajin e gjashtë të shtatzanisë, Jessica mësoi se po mbante binjakë, kështu që vendosi ti kërkonte edhe 5 mijë dollarë shtesë çiftit kinez.

Pasi lindi me operacion cezarean, fëmijët u morrën menjëherë nga materniteti dhe Jessica nuk pati mundësi t’i shikonte.

‘Doja vetëm t’i shikoja si dukeshin, por nuk e pata këtë mundësi pasi të porsalindurit, Mike dhe Max ishin marë nga çifti kinez Liu”, tregon ajo.

“Por të nesërmen, nëna e tyre erdhi për një vizitë te unë dhe më tregoi një foto të tyre. Uau nuk ngjajnë me njëri tjetrin”, kjo ishte fjalia e parë që i ra në mendje Jessicas.

egerg3e4gw3gefg.jpg

Ajo që rezultoi më vonë ishte se fëmijët kishin ADN-në e dy baballarëve të ndryshëm.

Mike ishte aziatik, djali i burrit kinez Liu ndërsa Max ishte gjysmë i bardhë e gjysëm afrikan me baba bashkëshortin e Jessicas, Wardell Jasper.

Testimet nxorrën në pah se çifti kishte mbetur shtatzënë natyralisht teksa Jessica ishte shtatzënë me fertilizim in vitro. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet ministri Britanik i Mbrojtjes, preku gjurin e gazetares 15 vite më parë
Për të shtatin vit radhazi, Angela Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë, ja kush e ndjek »
Article Logic
Execution time: 0.012094020843506
array(1) { ["section"]=> string(54) "gruaja-mbetet-serish-shtatzene-gjate-shtatzanise-98022" }