"Gruaja më e shëmtuar në botë", tashmë subjekt i një filmi

Publikuar tek: bota, më 18:56 15-03-2015 Lizzie Velasquez

Një grua që ishte keqtrajtuar për mënyrën se si ajo duket është fokusi i një filmi të ri që do shfaqet premierë në Austin, Teksas, të shtunën. Ajo që filloi si një kërkim online për muzikën  do të ndryshonte jetën e Lizzie Velasquez-it. Lizz ishte 17 kur pa një video në YouTube me titull "Gruaja më e shëmtuar në botë". Çfarë ajo nuk priste ishte se gruaja e paraqitur në video ishte vetë ajo. Një klip që zgjaste 8 sekonda  dhe ishte shikuar mbi 4 milionë herë.

"Unë isha e tronditur," kujton Velasquez ", por kur kam lexuar komentet stomaku im vërtet u mbyt." "Pse e duan prindërit këtë?! Pse nuk e djegin me zjarr?!!" lexoi ajo te komentet. Te tjerë komentonin se ajo duhej të vetvritej.

"Për shumë netë (duke qenë vetëm një adoleshente) kam menduar se jeta ime ishte e gjatë," thotë ajo. "Unë nuk munda të bisedoj me askënd për këtë, nuk i thashë askujt prej miqtve të mi. Isha vetëm e tronditur për sa kishte ndodhur."

Velasquez është keqtrajtuar çdo ditë për mënyrën se si ajo duket. E lindur me dy sindroma të rralla - Marfan dhe lipodystrophy, ajo nuk është në gjendje për të fituar peshë, pa marrë parasysh se sa shumë ha. Kur ajo filloi kopshtin kujton se si shokët e klasës frikësoheshin prej saj.

Liz ka probleme me syrin dhe një sërë problemesh të tjera kirurgjikale . Ajo ka mungesë të energjisë dhe merr një kohë të gjatë për të luftuar infeksione të tilla si bronkit. Ajo aktualisht është duke kaluar nëpër skanimet e zemrës për të përcaktuar nëse sindromi Marfan ka shkaktuar apo jo ndonjë defekt. Liz u shtrua në spital në nëntor si e  paaftë për të mbajtur poshtë ushqimin për shkak të një problemi me ezofagun e saj.

"Kur isha adoleshente unë shikoja veten në pasyrë dhe e urreja sindromin tim " thotë ajo. "Unë e urreja atë, sepse shkaktoi aq shumë dhimbje në jetën time. Kur Liz  u lind, peshonte vetëm 1.2kg dhe mjekët i thanë prindërve të saj se, sipas të gjitha gjasave, ata do të duhet kujdeseshin për pjesën tjetër të jetës së saj dhe se nuk e dinin nëse do jetonte gjatë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012397050857544
array(1) { ["section"]=> string(60) "gruaja-me-e-shemtuar-ne-bote-tashme-subjekt-i-nje-filmi-5970" }