Vendi i shitjes së fruta-perimeve është bërë shkak sherri për disa tregtarë tek Rruga e Elbasanit në Tiranë .
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se disa tregtarë kanë bërë 'fjalë' fillimisht me një grua dhe i kanë kërkuar të largohet nga vendi që ajo kishte zënë për të shitur frutat pasi ata paguanin taksa për të.
Por, gruaja kurrsesi nuk ka pranuar të largohet, madje ka nxjerrë edhe një thikë dhe ka kërcënuar duke frikësuar kështu edhe kalimtarët e rastit. Menjëherë pas këtij veprimi tregtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po normalizojnë situatën.