Interneti po vlon sërish pas fotografive të publikuara nga Roveri i Nasa-s në planetin e kuq.
Shkak është bërë një formë e çuditshme, gjysmë transparente e një siluhete që ngjan me një grua e cila duket se po sheh nga qielli. Sigurisht që kjo nuk është prova që në Mars ka jetë, por për shumë supersticiozë është shenja se planeti i kuq “shkelet” nga shpirtra misterioz.
Figura që ngjan së tepërmi me trupin e një gruaje e të shtyn të besosh të mbinatyrshmen, u publikua nga UFO Sightings, e tashmë po bën xhiron e botës.