Gruaja që u tha se u dhunua për politikë, policia: Na ka pranuar se ka probleme me komshinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 20-06-2015 Gruaja që u tha se u dhunua për politikë, policia: Na ka pranuar se ka probleme me komshinjtë

Mereme Agalliu, gruaja që u dhunua afër mesnatës ditën e djeshme nga persona të panjohur, ka shkaktuar një hamulli të madhe politike për incident në Durrës.

Burime nga policia, sqarojnë për neësbomb.al se Mereme Agalliu, i ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore që e kanë pyetur se ajo ka probleme me komshinjtë.

Më parë është proceduar dy herë dhe në të dy herët, është kallzuar nga komshinjtë e vet. Njëherë procedimi ndaj saj ka qenë për fyerje, dhe njëherë tjetër për ndërtim pa leje.

Zonja Agalliu, nuk ka dhënë emra, dhe policia është ende duke kërkuar autorët e këtij akti.

Mbrëmjen e djeshme, nga stafi i kandidates së PD në Durrës, u shpërnda informacioni për dhunimin e komisioneres, që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e e kryetarit të seksionit nr.6 në Durrës.

Bashkëshorti i saj, Përparim Agalliu, ka hedhur poshtë variantin e policisë. “Nuk e kuptoj këtë qëndrim të tyre” thotë zoti Agalliu.

Mbrëmjen e djeshme, kur Mereme Agalliu u shoqërua në spital edhe deputeti i PD Oert Bylykbashi, denoncoi dhunën e njerëzve të Dakos sipas tij, ndaj njerëzve të Partisë Demokratike. “Ajo është dhunuar në mënyrë barbare. Njerëzit pasi e kanë dhunuar i kanë thënë: Tani voto po deshe për PD” ka deklaruar deputeti.

Por varianti i konfliktit politik, nuk është ai që zonja Agalliu ka dhënë përpara oficerëve të policisë. Dhe derisa të ketë një dalje të re të zonjës Agalliu, situata do të mbetet jo shumë e qartë.

Lexo edhe: Dhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S’e kuptoj qëndrimin e policisëDhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S’e kuptoj qëndrimin e policisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087249279022217
array(1) { ["section"]=> string(97) "gruaja-qe-u-tha-se-u-dhunua-per-politike-policia-na-ka-pranuar-se-ka-probleme-me-komshinjte-14135" }