Gruaja shikon skenën horror, pëshkaqeni i kafshon të shoqin vetëm disa metra larg bregut

Publikuar tek: bota, më 14:40 11-05-2015

Burri i cili u sulmua brutalisht nga një peshkaqen ndërsa notonte në brigjet e New Caledonia është identifikuar si francezi Yves Berthelot.

Berthelot, 50 vjeç, ishte në një varkë me miqtë e tij në arkipelagun e jugut  kur u vra. E veja e tij, Anne, pësoi një humbje të madhe ndërsa shkroi në Facebook: "Unë e kam humbur njeriun e jetës sime sonte". Ai ishte duke notuar vetëm pak metra larg anijes me gruan dhe miqtë e tij në Oqeanin Paqësor kur u kafshua disa herë nga një peshkaqen .

Anija ishte ankoruar pranë ishullit Kouare, i cili është 27 kilometra në jug të Ouen - një destinacion popullor për turistët e shëtitjeve me varka pranë Noumea, kryeqyteti i Kaledonisë së Re.

Të afërmit e Berthelot, shumica e tyre profesionistë të shëndetësisë, e tërhoqën nga uji, kur ai u sulmua dhe u përpoqën për ta mbajtur në jetë por për fat të keq, ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019609928131104
array(1) { ["section"]=> string(93) "gruaja-shikon-skenen-horror-peshkaqeni-i-kafshon-te-shoqin-vetem-disa-metra-larg-bregut-10875" }