Gruaja “shtatzënë” nxjerr në shitje online foshnjen, arsyeja do t’ju shokojë

Publikuar tek: bota, më 12:05 22-09-2017 Gruaja “shtatzënë” nxjerr në shitje online foshnjen, arsyeja do t’ju shokojë

Një grua në Itali është vënë nën hetim në gjendje të lirë pas një publikimi që ka bërë në Facebook se dontë të shiste foshnjen e saj.

28-vjecarja me banim në Milano, kishte publikuar online në një faqe “ Shitje dhe Blerje” një postim se ishte pesë muajshe shtatzënë së bashku me fotografinë e ekos dhe donte të shiste beben duke i vendosur madje dhe një çmim prej 10 mijë eurosh, sipas milanotoday, raporton newsbomb.al.

Pas kërkimeve të bera policia arriti ta gjente gruan dhe ta vinte nën hetim për ngjarjen.

Ajo rezultoi e martuar dhe punonte si ekonomiste dhe e pranoi se kishte qënë autorja e publikimit të njoftimit duke thënë se e kishte bërë për të provokuar ndjekësit dhe për t’i çorientuar ata.

Gruaja në të vërtetë nuk ishte shtatzënë, por fotografinë e ekos e kishte marrë tek një faqe në Facebook për nënat e reja, dhe për të tërhequr vëmendjen e grupit, e kishte publikuar së bashku me ofertën për shitje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kim Jong-un nuk ndalet: Do shpëthejmë një bombë në oqean
Siguria në internet, kjo këngëtare është rreziku më i madh për kompjuterin dhe telefonin tuaj (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011752843856812
array(1) { ["section"]=> string(79) "gruaja-shtatzene-nxjerr-ne-shitje-online-foshnjen-arsyeja-do-t-ju-shokoje-93283" }