Gruaja tentoi të udhëtojë me fëminë e saj brenda në valixhe, policia e pret në aeroport

Publikuar tek: bota, më 16:36 09-03-2016 Gruaja tentoi të udhëtojë me fëminë e saj brenda në valixhe, policia e pret në aeroport

Një grua 36 vjeçe ka tentuar të udhëtojë me aeroplan duke futur fëminë e saj në valixhe. Ajo nuk ka pasur para për të paguar biletën e fëmijës dhe ka vendosur ta fusë atë në valixhen e saj.

Çuditërisht ajo ka arritur të kalojë valixhen nga kontrolli dhe është futur në aeroplan pa asnjë lloj problemi, por gjatë udhëtimit 36-vjeçarja ka dashur të hapë valixhen. Një nga pasagjerët ë tjerë ka parë se brenda valixhes ajo ka pasur një fëmijë, raporton metro.co.uk.

Ngjarja ka ndodhur në “Airbus319” gjatë udhëtimit nga Turqia me destinacion Francën. Stafi i aeroplanit është lajmëruar nga pasagjeri dhe më vonë ka lajmëruar policinë e cila ka pritur gruan në aeroportin e Parisit. Identiteti i saj nuk është publikuar nga autoritetet por mësohet se fëmija është mirë me shëndetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028536081314087
array(1) { ["section"]=> string(92) "gruaja-tentoi-te-udhetoje-me-femine-e-saj-brenda-ne-valixhe-policia-e-pret-ne-aeroport-34662" }