Gruaja u gjet mbuluar me gjak në divan, DETAJE nga vrasja makabre në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 25-06-2019 Gruaja u gjet mbuluar me gjak në divan, DETAJE nga vrasja makabre në Vlorë Foto nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen makabre të ndodhur në Babicë të Vlorës.

Lavdosh Sulo ka vrarë gruan e tij, Laureta Sulo dhe më pas ka lajmëruar policinë, ndërsa është arrestuar menjëherë.

Mësohet 65 vjeçari e ka masakruar gruan e tij para se ta vriste.

Ai e ka qëlluar me thikë, çekiç e më pas me levë duke i shkaktuar vdekjen 44 vjeçares, e cila u gjet e mbuluar me gjak në divan.

Lavdosh Sulo ka thënë para policisë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Në banesë ka mbërritur vëllai i viktimës i cili vajtonte i shtrirë në oborrin e shtëpisë së motrës së tij.

Raportohet se në momentin e ngjarjes së rëndë çifti ndodhej vetëm në banesë, pasi djali i tyre punonte në servisin e makinave afër banesës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029946804046631
array(1) { ["section"]=> string(80) "gruaja-u-gjet-mbuluar-me-gjak-ne-divan-detaje-nga-vrasja-makabre-ne-vlore-169691" }