Gruas i bie të fiktë pasi policët bashkiakë i sekuestrojnë karrocën me kokoshka, pezullohen 4 inspektorët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:07 26-05-2016 Gruas i bie të fiktë pasi policët bashkiakë i sekuestrojnë karrocën me kokoshka, pezullohen 4 inspektorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në kryeqytet, teksa policët bashkiakë i sekuestronin karrocën me kokoshka një mesogruaje. Ajo u shemb përtokë, pas humbjes së ndjenjave. Ky është pikërisht momenti i fotografuar.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi të pezullojë nga detyra katër inspektorët që i sekuestruan karrocën me kokoshka shitëses ambulante. Pas sekuestrimit dhe gjobës ndaj saj, gruaja humbi ndjenjat dhe u rrëzua përtokë, moment që u kap në video nga aktivisti i Shoqërisë Civile, Besjan Pesha. Ky i fundit vendosi t’i paguajë edhe gjobën.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027258157730103
array(1) { ["section"]=> string(110) "gruas-i-bie-te-fikte-pasi-policet-bashkiake-i-sekuestrojne-karrocen-me-kokoshka-pezullohen-4-inspektoret-41512" }