Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevksi në lidhje me çështjen e Kumanovës. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave në përfundim të fjalës së tyre në Samitin e Vjenës, që po zhvillohet në Tiranë.
Në një prononcim për median në përfundim të takimit ai tha se kishte kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin në Kumanovë ku gjetën vdekjen 22 persona mes tyre dhe shqiptarë nga Kosova.
I pyetur në lidhje me deklaratën që ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku tha se Kosova do të padisë Serbinë për genocid, Mustafa u shpreh tha se “Ka qenë një iniciativë, kjo ngjarje ka përmasa të genocidit. Ka ndodh një luftë të padrejtë. Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia”, tha ai.