‘Grupet e krimit të organizuar duan të më vrasin’, kryebashkiakja e kryeqytetit europian bën deklaratën tronditëse

Publikuar tek: bota, më 23:59 26-10-2020 ‘Grupet e krimit të organizuar duan të më vrasin’, kryebashkiakja e kryeqytetit europian bën deklaratën tronditëse

Kryebashkiakja në detyrë e Romës, Virginia Raggi ka bërë një zbulim tronditës, teksa ka pranuar se grupet e krimit të organizuar kishin planifikuar ta vrisnin atë dhe familjen e saj.  

Sipas, Raggi, ajo u vu në shenjestrën e familjes Casamonica, e njohur për aktivitetin e saj kriminal.

Në një intervistë televizive, kryebashkiakja pohoi se në vitin 2018, familjes kriminale i ishin prishur shumë banesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, çka bërë që në adresë të saj të shkojnë shumë kërcënime për jetën.

"Ne jemi informuar se ata po planifikonin një sulm kundër meje dhe familjes time," shtoi ajo, pa dhënë detaje të tjera.

Raggi tha se ajo po luftonte gjithashtu me familje të tjera të fuqishme mafioze që vepronin në lagje të ndryshme të Romës, të tilla si familja Spada në lagjen bregdetare të Ostia dhe familjen Marando në San Basilio, në periferi lindore të Romës.

Raggi u bë kryebashkiakja e parë femër e qytetit kur u zgjodh në vitin 2016 në një përparim të madh për partinë e saj, Lëvizjen anti-themeluese 5-Star, e cila tani qeveris vendin. Ajo ka konfirmuar kandidaturën edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore, planifikuar për tu mbajtur vitin e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryespiuni gjerman ngre alarmin: Kujdes nga Kina, do dominojë Botën
»
Article Logic
Execution time: 0.011147022247314
array(1) { ["section"]=> string(118) "grupet-e-krimit-te-organizuar-duan-te-me-vrasin-kryebashkiakja-e-kryeqytetit-europian-ben-deklaraten-tronditese-225295" }