“Grupet kriminale po shfrytëzojnë situatën e tërmetit”, Artan Hoxha: Ka vijuar aktiviteti për të fituar sa më shumë para

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 10-12-2019 “Grupet kriminale po shfrytëzojnë situatën e tërmetit”, Artan Hoxha: Ka vijuar aktiviteti për të fituar sa më shumë para

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se grupet kriminale po shfrytëzojë situatën kaotike si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë një interviste televizive, është shprehur se në një situatë ku e gjithë vëmendja është përqendruar te tërmeti grupet vijojnë aktivitetin e tyre.

“Bota e krimit të organizuar, ku grupet e krimit ku gjithë vëmendja është e fokusuar te tërmeti kanë vazhduar të gjitë aktivitetin e tyre kiminal për të fituar sa më shumë para. Ka ca afate dhe kur të kthehemi ne në normalitet i kanë skaduar afatet. Afat ekstraligjore nuk i njeh jurisprudenca”, tha gazetari.

Hoxha ka folur dhe në lidhje me çështjen e hetimit të pasojave të tërmetit, teksa theksoi se çështja e pallateve në Thumanë është flagrante po ashtu edhe vdekja e oficerit Hajdaramaj në Durrës.

‘Prokurori ende nuk ka mësuar zyrat, është shumë i ri në detyrë. Shumë mirë që i ka dhënë një prioritet tërmetit. Pasojat e ardhura nga shkelja e ligjit duhet të dënohen. Sot nuk kemi ende asnjë person të marrë të pandehur. Kanë humbur 52 jetë njerëzish të pafajshëm. Rasti i Thumanës është shumë flagrant. Edhe rasti i oficerit dhe fati i madh që aty nuk kanë qenë të vendosur studentët. Për rastin konkret pavarësiht propogandës prokurori dhe Prokuroai duhet të jetë shumë e ftohtë dhe shumë më e shpejtë”, tha Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022511959075928
array(1) { ["section"]=> string(123) "grupet-kriminale-po-shfrytezojne-situaten-e-termetit-artan-hoxha-ka-vijuar-aktiviteti-per-te-fituar-sa-me-shume-para-189022" }