Grupi Detar i NATO stërvitje të përbashkët me Rojet Bregdetare Shqiptare, në detin Adriatik

Publikuar tek: aktualitet, më 19:13 21-05-2019 Grupi Detar i NATO stërvitje të përbashkët me Rojet Bregdetare Shqiptare, në detin Adriatik

Grupi i dytë Detar i NATO-s (SNMG2) ka kryer një stërvitje të përbashkët me Rojet Bregdetare Shqiptare në detin Adriatik, pas një vizite në portin e Durrësit.

Stërvitja e përbashkët është zhvilluar kryesisht në mbrojtjen e anijeve me shpejtësi, qasje të furnizimit me karburant në det dhe ushtrime manovrimi si kusht ndërveprimi brenda Aleancës.

'Pas një vizite në portin e Durrësit në Shqipëri, grupi i dytë Detar i NATO-s (SNMG2) u stërvit së bashku me Rojet Bregdetare Shqiptare, duke kryer mbrojtje anijesh me shpejtësi, qasje të furnizimit me karburant në det dhe ushtrime manovrimi në detin Adriatik, duke nënvizuar kështu ndërveprimin brenda Aleancës', shkruhet në postimin e NATO-s ndërsa ka dhe foto nga stërvitja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086194038391113
array(1) { ["section"]=> string(97) "grupi-detar-i-nato-stervitje-te-perbashket-me-rojet-bregdetare-shqiptare-ne-detin-adriatik-165173" }