Grupi i negociatorëve të DETIT, flet Berisha: Në listë një ish SPIUN! Ju zbuloj planin e Bushatit dhe ‘fake news-in’ (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 13:09 26-02-2018 Grupi i negociatorëve të DETIT, flet Berisha: Në listë një ish SPIUN! Ju zbuloj planin e Bushatit dhe ‘fake news-in’ (E PLOTË)

Ish - kryeministri i vendit Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur mbi debatet e hapura pas publikimit të listës së negociatorëve të marrëveshjes me Greqinë, ku pjesë e listës ishte dhe gjenerali Ylber Dogjani tashmë në krye të Flotës Detare Shqiptare.

Sipas Berishës, rasti i vendosjes së Gjeneral Dogjanit në krye të flotës është hera e parë që ndodh në histori dhe se personi në fjalë nuk ka asnjë njohuri mbi Forcat Detare. 

Berisha e cilësoi Dogjanin si një ish-spiun i cili është shkarkuar nga detyra si drejtues i SHISH-it me akuzën e përgjimit të politikanëve.

“Për herë të parë në histori, në krye të Flotës është një gjeneral që nuk merr vesh nga forcat detare aq sa ju që jeni këtu. E para të emërosh komandantin që unë kam respekt se nuk e njoh, por një komandant nuk lejohet të jetë në krye të flotës, sepse nuk i njeh Forcat Detare.”- tha Berisha.

Ish- kryeministri arriti të përgënjeshtronte dhe një ‘fake news’, sipas tij, se marrëveshja e firmosur në 2009 është një marrëshevshje e firmosur nën presionin e palës greke.

“Dua të përgënjeshtroj një ‘fake news’  nga pseudoanalistët, deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve, se kurrë pala greke nuk ka bërë presion për marrëveshjen e detit që firmosëm, në parim ne vendosëm bashkarisht për kufirin detar në mungesë të detit. Bashkëpunimi me kryeministrin ka qenë i sinqertë, se une  e kam pasur mik dhe jam krenar për shoqërinë me të. Kurrë nuk ka ardhur asnjë presion nga pala greke, zgjidhja ishte diçka shume normale. Por siç e shihni që me këtë marrëveshje, Greqia që nga 1906 kur ka filluar ndarja ka kaluar shumë territore nga Ditziu. Kemi të bëjmë me një plan që i shet detin Greqisë.”-tha ndër të tjera Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010876893997192
array(1) { ["section"]=> string(126) "grupi-i-negociatoreve-te-detit-flet-berisha-ne-liste-nje-ish-spiun-ju-zbuloj-planin-e-bushatit-dhe-fake-news-in-e-plote-111510" }