Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të miratojë Projektligjin për Arsimin e Lartë.
Vendimi erdhi pas mbledhjes së grupit të PS. Ndërkaq, ky projektligj u kundërshtua fort nga opozita e cila në parim votoi kundër. Po ashtu, projektligji u kundërshtua edhe nga pedagogët e Universiteteve Publike si Prof. Mark Marku apo Prof Artan Fuga të cilët e panë këtë projektligj si antikushtues, si shkelës të barazisë të qytetarëve me disnivel ekonomik, censurim të kërkimit shkencor, shkelës të lirisë akademike dhe mbi të gjitha jo reformues të sistemit arsimor.
Nesër do të mbahet një seancë e posaçme parlamentare për projektligjin e Arsimit të Lartë.