Grupi parlamentar propozon në krye të ILD-së vëllain e ish-ministres të Partisë Socialiste

Publikuar tek: politike, më 17:23 20-01-2020 Grupi parlamentar propozon në krye të ILD-së vëllain e ish-ministres të Partisë Socialiste Selia e PS / Artur Metani

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të propozojë Artur Metanin në krye të institucionit të ri të drejtësisë, ILD.

Por megjithëse kjo kandidaturë është cilësuar nga opozita si politike për shkak të posteve të mëparshme të Metanit dhe lidhjen e tij familjare me një ish-ministre socialiste, PS nuk është tërhequr dhe ka vendosur t’’i hapë dritën jeshile për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni. Ai mban aktualisht postin e Avokatit të Shtetit ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Departamentit të Legjislacionit dhe Anti-Korrupsionit në Kryeministri.

Artur Metani ka mbajtur postin e Këshilltarit Ligjor në legjislaturat e tre Presidentëve, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit. Metanit i duhet një shumicë prej 84 votash për t’u emëruar në krye të ILD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021471977233887
array(1) { ["section"]=> string(97) "grupi-parlamentar-propozon-ne-krye-te-ild-se-vellain-e-ish-ministres-te-partise-socialiste-192624" }