‘Grupi puçist’ në PS i largohet zhurmës parlamentare, shijojnë bashkë një kafe (EMRAT ‘BIG’)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:58 17-10-2019 ‘Grupi puçist’ në PS i largohet zhurmës parlamentare, shijojnë bashkë një kafe (EMRAT ‘BIG’)

Analisti Baton Haxhiu, i lakuar shpesh edhe si këshilltari i kryeministrit Edi Rama, muaj më parë bëri një artikull të fortë ku “zbulonte” me emra grupin “puçist” në PS. Haxhiu përmendte Ditmir Bushatin, Niko Peleshin apo Arben Ahmetajn si bashkëpunëtorë të heshtur të Ilir Metës.

Ndërkaq, sot, teksa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare për buxhetin faktit, grupi i socialistëve, një pjesë e mirë e të cilëve janë larguar nga postet drejtuese të qeverisë, kanë preferuar të konsumojne bashke një kafe.

Kështu, ish ministrat Ditmir Bushati, Niko Peleshi e Mirela Kumbaro po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit pak metra larg parlamentit.

Grupit i është bashkuar edhe ministri Blendi Klosi si dhe Blerina Gjylameti, e shkarkuara e Ramës nga posti i koordinatores për qarkun e Tiranës, vendin e së cilës e zuri Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Siç raporton newsbomb.al tavolina e socialistëve gumëzhin nga debati por pavarësisht kësaj, është e pamundur të kuptosh qartë se ç’thonë konkretisht, teksa Shqipëria sot pret me ankth përgjigjen e çeljes ose jo të negociatave. / newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018866062164307
array(1) { ["section"]=> string(92) "grupi-pucist-ne-ps-i-largohet-zhurmes-parlamentare-shijojne-bashke-nje-kafe-emrat-big-182428" }