‘Grusht shteti’, deputeti i PS: Meta ka bërë thirrje alarmante! Asgjë s’do të ndodhë, më 3 mars jam gati të vij në intervistë

Publikuar tek: politike, më 20:12 22-02-2020 ‘Grusht shteti’, deputeti i PS: Meta ka bërë thirrje alarmante! Asgjë s’do të ndodhë, më 3 mars jam gati të vij në intervistë Meta dhe Blushi

Deputeti i PS Ervin Bushati ka reaguar lidhur me thirrjet e presidentit Ilir Meta për protestë më datën 2 mars për të rrëzuar “grushtin e shtetit”.

Bushati thotë se Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, sakaq sipas tij presidenti është tërësisht politik dhe do të ishte më e udhës që të jepte dorëheqjen.

Më tej deputeti thotë se më 3 mars asgjë s’do të ndodhë duke shtuar se është gati të vijë në intervistë atë ditë.

“Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penalitetin dhe tonet e opozitës që sjell Presidenti, pra sa alarmante e dëshpëruese janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina opozita dhe t’ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me mazhorancën, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë.

Me çfarë kam parë që i vogël është se grushtet e shtetit nuk i organizon qeveria. Ose alucinon Presidenti, ose e bën për arsye politike. Do jemi këtu pas një muaji dhe do shohim që nuk do të ndodhë asgjë. Presidenti është tërësisht politik, do të ishte më e udhës që të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte. Në çdo vend të botës ka procese politike që emërojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por nuk ndodh si këtu. Asgjë s’do të ndodhë, më 3 mars jam gati të vij në intervistë”, tha Bushati për news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067689418792725
array(1) { ["section"]=> string(126) "grusht-shteti-deputeti-i-ps-meta-ka-bere-thirrje-alarmante-asgje-s-do-te-ndodhe-me-3-mars-jam-gati-te-vij-ne-interviste-196113" }