Grusht shteti në Turqi, ushtarë të rrebeluar rrethojnë me tanke e helikopterë Stambollin (Foto)

Publikuar tek: bota, më 21:17 15-07-2016 Grusht shteti në Turqi, ushtarë të rrebeluar rrethojnë me tanke e helikopterë Stambollin (Foto)

Një grup brenda ushtrisë turke besohet të kenë rrëmbyer helikopterët luftarak me të cilin kanë kryer veprime të paautorizuara nga toka dhe ajri në tentativë për të rrëzuar qeverinë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Stamboll ku fillimisht është raportuar për mbylljen e dy urave asaj të Bosforit dhe ura Fatih Sultan Mehmet.

ScreeTankshot_1.jpg

Në vendngjarje ka një prezencë të madhe të forcave usharake, ndërsa mediat turke raportojnë se janë dëgjuar të shtëna me armë. Helikopterë dhe avionë luftarak janë parë mbi stamboll ndërsa Aeroporti Ataturk është bllokuar nga tanket.

Kyreministri turk Binali Yildirim ka thënë se “Një grupim brenda ushtrisë janë angazhuar në një sulm të befasishëm” dhe se “Veprimet ushtarake janë ndërmarë pa zinxhirrin komandues”.

dfg55555shot_1.jpg

Dyshimet për grusht shteti janë konfirmuar edhe Presidenti Erdogan, i cili ka shtuar se ngjarja nuk është kërcënuese, ndërsa përgjegjësit e saj do të ndëshkohen maksimalisht.

Frreenshot_1.jpg

Scredfgrr555nshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024495840072632
array(1) { ["section"]=> string(98) "grusht-shteti-ne-turqi-ushtare-te-rrebeluar-rrethojne-me-tanke-e-helikoptere-stambollin-foto-46745" }