Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në media, ku një 19 vjeçar është rrahur barbarisht nga 5 të rinj.
Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa video e publikuar përmban skena të rënda dhune, pasi 19 vjeçari E.H është goditur me grushta, shqelma dhe shkop bejsbolli.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, që ka shoqëruar në komisariat 5 të rinjtë dhunues, ndërsa bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në 14 prill të këtij viti.
Njoftimi i Policisë:
Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. H., 19 vjeç,(personi i dhunuar në video), në datën 14.04.2020 është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin e mitur M. G., 16 vjeç, cili është dhe një nga pesonat që e ka dhunuar në videon e publikuar. Pas konfliktit me shtetasin E. H., në ndihmë të shtetasit të mitur M. G., kanë shkuar shokët e tij, F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier. 19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
Pamjet nga JOQ Albania: