'Grushti i shtetit', Gjonaj i kthehet Metës: Bëj një kërkim...Personalisht e kam të vështirë të kuptoj që presidenti beson këtë mendim ekstremist

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 27-02-2020 'Grushti i shtetit', Gjonaj i kthehet Metës: Bëj një kërkim...Personalisht e kam të vështirë të kuptoj që presidenti beson këtë mendim ekstremist

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur sot publikisht akuzave të Presidentit Meta, për shpërdorim detyre duke urdhëruar përmes akteve të falsifikuara, botimin e një akti që nuk mund të botohej sipas ligjeve në fuqi.

Gjonaj me ironi shprehet se nuk mund ta kuptojë sesi presidenti e beson një mendim të tillë ekstremist pasi sipas saj po të kishte bërë vetëm një kërkim do ta kuptonte se nuk ka aspak shkelje të ligjit.

“Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare për zgjedhjen e Arta Vorpsit në GJK. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën.

Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. Personalisht e kam shumë të vështirë të kuptoj që Presidenti e beson vetë këtë mendim ekstremist, i cili prodhohet me argumentin se ditën e shtunë grupi  armiqësor në ministri është vënë në lëvizje të përfitoje nga fakti që shteti është pushim.

Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do  e kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare. onja Arta Vorpsi është zgjedhur automatikisht në bazë të ligjit", thotë ministrja.

Meta para disa ditësh kallëzoi vetë në SPAK Gjonajn së bashku me dy zyrtarë të tjerë të drejtësisë me akuzat për “vjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që i përket Presidentit”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë Gentian Deva, akuzohet se i ka kërkuar Qendrës së Botimeve Zyrtare të botojë aktin e betimit të Arta Vorbsit tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata e Gjonajt:

Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare për zgjedhjen e Arta Vorpsit në GJK. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën.

Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë të kuptoj që Presidenti e beson vetë këtë mendim ekstremist, i cili prodhohet me argumentin se ditën e shtunë grupi  armiqësor në ministri është vënë në lëvizje të përfitoje nga fakti që shteti është pushim.

Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do  e kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare. onja Arta Vorpsi është zgjedhur automatikisht në bazë të ligjit.

Ministria e Drëjtësisë është organ epror dhe shërben për rregullimin e veprimtarisë së saj. MD duhet të garantojë akses efektiv për njohje të legjislacionit të të gjithë personave brenda dhe jashtë vendit. MD ka detyrim të përmbushë me rigorozitet pushtetinn që kushtetuta i ka dhënë duke u bazuar në ligj

Së katërti, Presidenti deklaron se grupi i struktura në Ministrinë e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka botuar një vendim që nuk kishte kompetenca. Në fakt është krejt e kundërta. Kuvendi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë faktin që afati 30 ditor i Presidentit ka përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i parë në listë zgjidhet automatikisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073258876800537
array(1) { ["section"]=> string(146) "grushti-i-shtetit-gjonaj-i-kthehet-metes-bej-nje-kerkim-personalisht-e-kam-te-veshtire-te-kuptoj-qe-presidenti-beson-kete-mendim-ekstremist-196659" }