Gugash Magani kthehet në Vlorë, merr drejtimin e Flamurtarit

Publikuar tek: sport, më 22:47 24-05-2016 Gugash Magani kthehet në Vlorë, merr drejtimin e Flamurtarit

Një vit e gjysmë në Vlorë në fillimin e kësaj dekade nuk harrohen lehtë: Gugash Magani ka vendosur të pranojë ofertën e Flamurtarit për të marrë drejtimin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm, lajm që është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Flamurtarit.

Trajneri peqinas ka biseduar shpesh ditët e fundit me presidentin e Flamurtarit Sinan Idrizi dhe me drejtuesit e tjerë të Flamurtarit, duke arritur edhe një marrëveshje paraparake, që mbahej pezull vetëm nga Teuta, shkruan Sportal.

Edhe pse i mbaronte kontrata këtë muaj, Magani ka bërë një punë fantastike në Durrës dhe kishte një marrëveshje verbale me presidentin durrsak Edmond Hasanbelliu, i cili kishte dëshirë të vazhdonte bashkëpunimin, aq më shumë që Teuta u kualifikua për në Europa League.

Megjithatë, edhe pse Europa ishte tunduese, Magani ka vendosur të kthehet në Vlorë dhe Hasanbelliu e ka lënë të lirë.

Prezantimi i Maganit në Vlorë do të bëhet në ditët në vazhdim, ndoshta të hënën e ardhshme, kur do të nisë edhe puna për sezonin e ardhshëm, sepse në Vlorë nxitojnë, duke parë se skuadra duhet ribërë nga e para.

Megjithatë, do të varet gjithçka nga Magani, i cili me shumë mundësi do të kërkojë të mbajë në skuadër disa nga lojtarët e sezonit të fundit.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094459056854248
array(1) { ["section"]=> string(65) "gugash-magani-kthehet-ne-vlore-merr-drejtimin-e-flamurtarit-41400" }