Guido Westerwelle, ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë

Publikuar tek: bota, më 16:54 18-03-2016 Guido Westerwelle, ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë Në foto: Takimi i Westerwelle-s me Presidentin Nishani, gjatë vizitës në Tiranë

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe ish-kryetar i partisë liberale gjermane FDP ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare. Westerwelle ishtee diagnostikuar dy vjet më parë me sëmundjen e leuçemisë, njofton Deutsche Welle.

Momenti më i rëndësishëm në karrierën politike të Guido Westerwelle-s ishin zgjedhjet në vitin 2009. Në këto zgjedhje parlamentare, FDP mori gati 15 përqind të votave. Që atëherë Westerwelle pranonte hapur që ishte homoseksual. Partneri i tij i jetës është një menaxher i suksesshëm sporti.

Në fillim i pasigurtë në detyrë dhe një person që shkakton debate, ai gradualisht përshtatet me postin e ri. Ëndrrën që kishte ai e kthen në realitet. Vetëm për një kohë të shkurtër punon si jurist, doktori i shkencave juridike hyn pastaj në politikë. Ai bëhet sekretar i përgjithshëm i FDP, më vonë kryetar i partisë.

Si ministër i Jashtëm emërohet në vitin 2009, ndërsa mbante edhe postin e zëvendëskancelarit.

Westerwelle vizitoi Shqipërinë më 22 shkurt të vitit 2013, në një kohë kur vendi ynë po përgatitej për zgjedhjet e përgjithshme. Ai u takua në atë kohë me homologun e tij Edmond Panaritin, kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Edi Ramën.

Westerwelle njihej edhe si një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës dhe kushteve që Gjermania i ka vënë Serbisë për integrimin e saj në BE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja për emigrantët, Turqia do dërgojë vetëm sirianë në BE, do përfitojë heqjen e vizave
Matteo Renzi: “Ok” marrëveshjes me Turqinë, por të përfitojë njësoj edhe Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.011770009994507
array(1) { ["section"]=> string(75) "guido-westerwelle-ndahet-nga-jeta-ish-ministri-i-jashtem-i-gjermanise-35437" }