Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Janë zhdukur zjarrfikësit që erdhën për të fikur zjarrin, s'po i gjejmë dot (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 22:57 04-08-2020 Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Janë zhdukur zjarrfikësit që erdhën për të fikur zjarrin, s'po i gjejmë dot (VIDEO) Marvan Abud

Bejruti sot pasdite është përballur me disa shpërthime të njëpasnjëshme, më herët të vogla dhe më pas nga një shpërthim i madh që shkaktoi kaos.

Kryeqyteti i Libanit ndodhet nën terror dhe i frikësuar. Nga shpërthimi i fortë në depon e fishekzjarreve pranë portit, shumë ndërtesa u rrafshuan, teksa në video shiheshin makina që "fluturonin" dhe ktheheshin përmbys.

Dëme materiale të paimagjinueshme, teksa deri më tani raportohen afro 3000 të plagosurt dhe plot 50 viktima. Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren.

Atje ndodhet edhe guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, i cili shpërtheu në lot para gazetares. Abud ka thënë se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta shuajnë, kur për një moment janë zhdukur.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010168790817261
array(1) { ["section"]=> string(127) "guvernatori-i-bejrutit-shperthen-ne-lot-jane-zhdukur-zjarrfikesit-qe-erdhen-per-te-fikur-zjarrin-s-po-i-gjejme-dot-video-216105" }