Guvernatori Sejko flet për planin 1 miliard euro të qeverisë: Përshpejton rrugën e Shqipërisë për në BE

Publikuar tek: ekonomi, më 17:18 03-10-2017 Guvernatori Sejko flet për planin 1 miliard euro të qeverisë: Përshpejton rrugën e Shqipërisë për në BE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, sa i përket projektit të prezantuar nga kryeministri Rama, “1 miliard euro investime”.

Duke folur për këtë projekt, Gent Sejko tha se vendi ynë ka nevojë për hedhje kapitalesh të tilla në këtë moment.

Më tej aio shtoi se duhen parë fazat e tjera të këtij projekti dhe impaktin që ato do të kenë në ekonominë e vendit tonë.

Pyetjes së gazetarëve se “Cili është opinioni i BSH për rreziqet e koncesioneve në planin 1 miliard euro?’, Sejko iu përgjigj kështu:

“Normalisht rekomandimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar është standard. Ajo që unë do të thoja është se Shqipëria ka nevoja të mëdha për kapitale, në këtë kontekst programi 1 miliard euro nëse do të ishin projekte me rentabilitet të madh do të përshpejtonin rrugën e Shqipërisë në Bashikimin Europian. Ideja është që këto projekte duhet të jenë të studiuara dhe impakti i tyre do të jetë brenda pritshmërive. Ne mbetemi të hapur për të parë ecurinë dhe progresin e këtyre projekteve”, tha Sejko. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098668098449707
array(1) { ["section"]=> string(108) "guvernatori-sejko-flet-per-planin-1-miliard-euro-te-qeverise-pershpejton-rrugen-e-shqiperise-per-ne-be-94597" }