Guvernatori Sejko jep ALARMIN: Krizë e madhe! Pandemia goditi ekonominë shqiptare, ra me 2.5%! Bizneset u mbyllën, ka tkurrje të të ardhurave familjare

Publikuar tek: barometri, më 07:31 06-08-2020 Guvernatori Sejko jep ALARMIN: Krizë e madhe! Pandemia goditi ekonominë shqiptare, ra me 2.5%! Bizneset u mbyllën, ka tkurrje të të ardhurave familjare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës ku është disktutuar ecuria e ekonomisë sonë gjatë këtyre muajve të pandemisë së koronavirusit.

Sejko ka dhënë alarmin duke thënë se ekonomia e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje prej 2.5%, duke thënë se e tillë do të vazhdojë nëse edhe situata e apndemisë do të vazhdojë paralelisht.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se ekonomia jonë është prekur në nivel mikro dhe makro, duke filluar që nga të ardhurat personale e familjare, të cilat kanë pësuar tkurrje, e deri tek bizneset, kryesisht ato të vogla.

Raporti i ofertë-kërkesës ka pasur luhajte, duke qenë se shumë biznese janë mbyllur si pasojë e rënies së fuqisë blerëse, gjë e cila ndodh vetëm në raste krizash ekonomike të mëdha.  

"Pandemia e koronavirusit, e cila pasoi me një mbyllje totale të vendit, ka sjellë një ulje të nivelit të ekonomisë në vend. Mirëpo marrja e masave ndaj pandemisë e cila pasoi me një hapje graduale të vendit, ka krijuar premisa për rikuperim. Këshilli mbikqyrës vlerëson se qendrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Përshkallëzimi mëtejshëm i goditjes, do të kërkojë një rritje të stimulit monetar kombëtar. Pandemia ka sjellë goditje të rëndë për ekonominë shqiptare, si në nivel mikro dhe atë makro.

Ekonomia jonë u kontraktua 2.5% në 3 mujorin e parë të 2020. Pati tkurrje të investimeve dhe ngadalësim të konsumit privat. Në nivel makro, ekonomia shënoi rritje të lehtë në 3 mujorin e dytë. Është ulur niveli i punësimit. Në nivel mikro, ekonomia në lidhje me dhënien e kërkesës dhe shitjeve ka sjellë probleme si pasojë e tkurrjes së të ardhurave personale dhe familjare.

Aktviteti ekonomik në vend ka shënuar pikën e ngadalësimit në 3 mujorin e dytë, do mbetet me nivel negativ edhe në 3 mujorin në vazhdim, dhe pritet të ketë rikuperim në vitin 2021", tha Sejko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012549877166748
array(1) { ["section"]=> string(152) "guvernatori-sejko-jep-alarmin-krize-e-madhe-pandemia-goditi-ekonomine-shqiptare-ra-me-2-5-bizneset-u-mbyllen-ka-tkurrje-te-te-ardhurave-familjare-216230" }