Guvernatori Sejko: Shqipëria me rritje ekonomike 3.2% në 2016-ën

Publikuar tek: ekonomi, më 21:33 19-04-2016 Guvernatori Sejko: Shqipëria me rritje ekonomike 3.2% në 2016-ën

Banka e Shqipërisë parashikon që për vitin 2016 rritja ekonomike të jetë 3.2 përqind.

Guvernatori i BSH-se Gent Sejko ishte i ftuar ne nje interviste te marten ne Zërin e Amerikës ku  bëri një permbledhje të zhvillimeve ekonomike ne vend si dhe te prespektives se ardhshme.

Përsa i përket vitit të kaluar ai theksoi se rritja ekonomike ishte 2.6 përqind dhe faktor i rëndësishëm për këtë rritje ishte kriza në Greqi.

Lidhur me sistemin bankar në vend, Guvernatori nënvizoi se trajtimi i çështjes së e kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi të mirëmenduar për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

Ai u shpreh se zbatimi i këtij plani ndihmoi në zbritjen e nivelit të kredive me probleme në 18.2 %, në fund të vitit 2015. Guvernatori Sejko po zhvilloi një vizite zyrtre në Uashington ku mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore.

Banka e Shqipërisë e Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë parashikuar për këtë vit që rritja ekonomike të jetë në shifrën 3.4%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024307012557983
array(1) { ["section"]=> string(68) "guvernatori-sejko-shqiperia-me-rritje-ekonomike-3-2-ne-2016-en-38107" }