Guvernatori vendosi mbylljen e rajonit të Campanias, napoletanët vërshojnë në rrugë, KAOS TOTAL dhe PËRLESHJE ME POLICINË (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 22:56 23-10-2020 Guvernatori vendosi mbylljen e rajonit të Campanias, napoletanët vërshojnë në rrugë, KAOS TOTAL dhe PËRLESHJE ME POLICINË (VIDEO) Protesta ne Napoli

Numri i lartë i infektimeve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që guvernatori i rajonit të Campanias, Vicenzo De Luca të marrë vendimin për ta mbyllur rajonin për 40 ditë, si një masë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Por ky vendim nuk është pritur mirë ngaqytetarët napoletanë, të cilët kanë vërshuar në rrugë duke protestuar në mënyrë të dhunshme dhe janë përleshur me policinë.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet si qytetarët napoletanë godasin me sende të forta drejt efektivëve të policisë, ndërsa në përleshje janë përfshirë aksidentalisht edhe qytetarë të tjerë që nuk marrin pjesë në protestë.

Shteti fqinj ka regjistruar 19,143 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu shifrën më të lartë me të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 91 të vdekur të rinj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vritet me thikë te hyrja e pallatit 19-vjeçari Ëngjëll Smerqaku, fqinjët: Ishte djalë i mirë...
»
Article Logic
Execution time: 0.0088980197906494
array(1) { ["section"]=> string(132) "guvernatori-vendosi-mbylljen-e-rajonit-te-campanias-napoletanet-vershojne-ne-rruge-kaos-total-dhe-perleshje-me-policine-video-224938" }