Haberet e Mitros: Nuk ka kartë krediti për pensionistët?!

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 31-03-2017 Haberet e Mitros: Nuk ka kartë krediti për pensionistët?!

Nga Mitro Çela

Për arsye të mos arsyes, Kontrolli i Lartë i Shtetit më vuri ca para në bordero. U gëzova. Thashë. Do kem ca para xhepi, pa dijeninë e Ezmerkës. Me që ra fjala: Doni harmoni familjare? Dorzoni tek gruaja paratë?!

Neise. Kur vajta në llogari, më thanë: “keshi” vdiq. Duhet të hapni një llogari në Bankën Kombëtare Tregtare.

Shkova në bankë. Duke hapur numërin e llogarisë, më thotë arkëtarja:

-Pas disa ditësh do ta kesh gati “viza-kartën”. Të njoftoj unë.

-Ka problem t’i marr paratë “kesh”?...Nuk dua tja tregoj gruas?

-Po më vjen shumë keq, zoti Mitro!-Tha arktarja.- Nuk e prisja këtë fjalë nga ju, që kini vënë kurorë në kishë, duke u bërë 60 vjet dhëndërr! Por ka të drejtë populli kur thotë :”Të gjithë derrat ( burrat) një veçkë kanë”?!

…U largova me bisht në shall dhe i thashë haberin Ezmerkës.

-Më gëzove! Sa më njoftuan çupat e “Maks Mars” se ka ardhur furnizimi I ri…

- Ma jep numrin e llogaris së “Maks Mars”, tja kaloj paratë direkt nga banka?..

-Mitrush! Po flet me mua, nuk po shkruan broçkulla për habere?!...Me që ra fjala: Më vjen turp nga shoqet për ato broçkulla që shkruan. Nuk le shkrim pa futur cica? Pika burrit?...

Kaluan dy javë. Asnjë telefonatë nga banka. Javën e tretë ballëpërballë me arkëtare.

-“Viza-karta” nuk u “poq”. Më vjen keq, por nuk ta them dot sebepin…

Këmbëngula. Ngrita pak zërin dhe arkëtarja u dorëzuar:

-Më thanë nga “lart”, se pensionistët duhet të plotësojnë disa kushte për të marrë “viza – kartë”. Një kusht: duhet të depozitojnë mbi 1 milioinë lekë të vjetra, si garanci.

-Po pse vetëm për pensionistë ky privilegj?

-Mua më thanë, sepse duke qënë moshë e thyer, ka risk për bankën?

-E kuptova? Banka na ndjell damllanë!? 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme, shikoni ç’është në gjendje të bëjë ky gjeni i vogël përmetar, është vetëm 5 vjeç
Vogëlushi i zhdukur, reagon drejtoresha e “Zyber Hallullit”: Si e gjetëm në orët e vona të natës dhe çfarë i kërkoi e ëma nga muri rrethues në mëngjes »
Article Logic
Execution time: 0.012742042541504
array(1) { ["section"]=> string(60) "haberet-e-mitros-nuk-ka-karte-krediti-per-pensionistet-73701" }