HABILAJ pyetet për TAHIRIN: Ja çfarë ka deklaruar para hetuesve. Gazetari italian plas 'bombën' për Nazer Seitin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:25 29-03-2018 HABILAJ pyetet për TAHIRIN: Ja çfarë ka deklaruar para hetuesve. Gazetari italian plas 'bombën' për Nazer Seitin

Gazetari italian Dario de Luca ka zbuluar detaje të reja nga hetimi ndaj bandës së Habilajve në Itali.

De Luca, gazetari i Meridionews, media që e ka ndjekur këtë çështje që prej fillimit, ka zbuluar edhe përgjigjet e Moisi Habilajt për hetuesit italianë kur është pyetur për lidhjen me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas tij, Habilaj ka pranuar lidhjen farefisnore me Tairin por ka theksuar se është shumë e largët.

Habilaj është pyetur edhe për mënyrën se si e ka siguruar makinën “Audi” të ish ministrit dhe ka treguar po të njëjtin version me Tahirin. Ai ka shtuar se s'ka fakte që e implikojnë Tahirin.

Sakaq, gazetari Dario De Luca, ka thënë se fakti që dëshmitë e Nazer Seitit, të konsideruar si financieri i rrjetit të trafikut të drogës, nuk janë përfshirë në dojsen Habilaj, sinjalizon se autoritete italiane mund të hapin një tjetër hetim.

Pjesë nga intervista në emisionin “Real Story”:

Ai ka thënë se është e vërtetë që ka një lidhje farefisnore por është një lidhje shumë e largët. Gjithashtu ai është pyetur edhe për Audin e famshëm. Ai ka thënë se shitja i është bërë në të zezë vëllait të tij, pa një kalim pronësie të rregulltë.

A ka pranuar Habilaj se me këtë makinë ka kryer aktivitet që lidhet me trafikun e drogës?

Nuk jemi në dijeni, i kanë bërë një pyetje specifike në lidhje me pronësinë e makinës, për mënyrën sesi kanë arritur habilajt të marrin këtë automjet.

A ka folur ndonjë nga të akuzuarit për komunikimet apo ndihmat që mund të kenë marrë nga ish funksionarë të policisë shqiptare?

Në lidhje me këtë, nuk e dimë nëse ka patur pyetje për përfshirjen e forcave të policisë shqiptare.

Sa i përket Nazer Seitit...

Nga Italia ne e dimë se është kryer ekstradimi, por nuk kemi arritur në këtë javë të kuptojmë se kush është avokati i tij. Ajo që dimë është se ai ka vendosur t’i nënshtrohen marrjeve në pyetje. Por Nazer Seiti nuk është përfshirë në dosjen e Habilajve, që janë vetëm tre shqiptarë. Kjo do të thotë që Nazer Seiti mund të jetë pjesë e një tjetër hetimi.

Nëse ky hetim do shkojë në nivel më të lartë nuk e dimë. Por varet se çfarë do thotë Sebastiano Sardo nga Siçilia që bashkëpunonte me bandën e Habilajve.

Fakti që Habilaj e ka mohuar bashkëpunimin me Tahirin, a e përjashton Tahirin nga çështja?

Për këtë nuk kemi informacion dhe nuk jemi në gjendje të përgjigjemi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Ja si shiten pa leje armët e zjarrit në dyqan për 350 mijë lekë të vjetra
TAP përzgjedh Korçën, ndërtohet termocentrali me gaz natyror »
Article Logic
Execution time: 0.012066841125488
array(1) { ["section"]=> string(115) "habilaj-pyetet-per-tahirin-ja-cfare-ka-deklaruar-para-hetuesve-gazetari-italian-plas-bomben-per-nazer-seitin-114998" }