Habisin shqiptarët, ja përse renditen të parët në Britani

Publikuar tek: aktualitet, më 19:07 08-04-2017 Habisin shqiptarët, ja përse renditen  të parët në Britani Infografik newsbomb.al

Agjencia Kombëtare britanike kundër Krimit (NCA) thotë se 5.3 për qind e personave të përfshirë në organizata të krimit të organizuar janë me prejardhje nga Shqipëria.

Në analizën vjetore për vitin 2015, agjencia thotë se në ishull kishte rreth 6 000 grupe të organizuara kriminale, e përkthyer në rreth 50 mijë persona.

Shqiptarët renditen të tretët në mesin e personave të huaj të përfshirë në organizata kriminale, vetëm pas pakistanezëve dhe rumunëve.

“Kur u përcaktua prejardhja e tyre, 82 % ishin britanikë. Ndërsa nga vendet e huaja, më të shumtë ishin pakistanezët (8.4 %), rumunët (8.2 %), shqiptarët (5.3 %), nigerianët (5.3 %), polakët (5.3 %) dhe lituanezët (4.8 %).

Raporti thotë se personat e përfshirë në krime të rënda dhe të organizuara operojnë në rrjete bazuar mbi besimin (tek anëtarët e grupit), reputacionin dhe eksperiencë. Zakonisht ato bazohen në lidhje familjare.

Ndërkohë, autoritetet britanike e rendisin Shqipërinë në listën e vendeve të cilëve u kushtohet prioritet i lartë sa i përket rrezikut si vende burimore prodhimi apo trafikimit të drogës.

Në këtë listë, Shqipëria ndodhet së bashku me Kolumbinë, Afganistanin, Pakistanin, Afrikën e Jugut, Holandën dhe Spanjën.

Sipas medieve ishullore, grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në trafik dhe shitjen e kokainës, prostitucion, trafikun e njerëzve drejt Britanisë si dhe kultivimin e kanabisit në shtëpi të kthyera në sera për rritjen e bimës narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tefta Radi rrëfehet për herë parë pas vdekjes së bashkëshortit: Si u njoha me Frankon dhe dashuria pa interes (VIDEO)
Tragjedi në kryeqytet, vritet me armë zjarri ish-zyrtari i Policisë së Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.010609865188599
array(1) { ["section"]=> string(62) "habisin-shqiptaret-ja-perse-renditen-te-paret-ne-britani-74544" }