Habit aktori i njohur shqiptar: Mos më trajtoni si homoseksual

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:07 03-10-2017 Habit aktori i njohur shqiptar: Mos më trajtoni si homoseksual

Prej vitesh ai është një aktor i njohur i skenës dhe i humorit shqiptar.

Julian Deda njihet për karakterin e tij plot humor të sjellë më së miri në skenë pasi e ka trashëguar dhe nga i ati, aktori i madh Zef Deda.

Kësaj rradhe aktori nuk i ka kursyer si gjithmonë batutat teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” nga Arjola Shehu.

Njëra prej tyre me siguri i ka shokuar teleshikuesit nga ekrani. Julian Deda po gatuante me Anxhela Peristerin dhe papritmas u ankua se ajo po gatuante me gjalp ndërsa ai me vaj.

“Po unë pse nuk kam gjalp? Po më diskriminoni, po më trajtoni si homoseksual!” iu drejtua ai prezantueses Arjola Shehu, duke theksuar se po bënte shaka.

Julian Deda njihet për deklaratat kundër komunitetit LGB madje shpeshherë është përfshirë dhe në debate të ashpra në lidhje me këtë temë.

43599-640-0-59d3800769b3f.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021661043167114
array(1) { ["section"]=> string(67) "habit-aktori-i-njohur-shqiptar-mos-me-trajtoni-si-homoseksual-94586" }