Habit Berisha: Kokainën në Durrës e kapi kompania që solli qeveria ime

Publikuar tek: barometri, më 08:25 28-03-2018 Habit Berisha: Kokainën në Durrës e kapi kompania që solli qeveria ime

Ish kryeministri Sali Berisha ka habitur me deklaratën e tij lidhur me kapjen e 613 kilogram kokainë në Portin e Durrësit.

Berisha tha se droga nuk u kap as nga Doganat dhe as nga Policia e Shtetit, pasi këto të fundit bënë çmos që ngarkesa të mos kapej. Sipas Berishës drogën e kapi përfaqësuesi i kompanisë së skanimit Rapiscan, këtë të fundit e ka sjellë në Shqipëri qeveria Berisha.

Deklarata e Berishës në Fax News:

Droga u kap, as nga policia as nga dogana. Këto bënë çmos që të mos kapej. Kjo do të thotë se droga u kap nga përfaqësuesi i kompanisë amerikane Rapiscan, e kontraktuar nga qeveria e mëparshme. Dhe akti i parë i Edi Ramës ishte anullimi i kontratës, ajo është e para kompani në botë për skanimin dhe teknologjinë. Por kur e panë që mund të gjobiteshin me 300 milion euro, se kontrata ishte votuar në parlament por e bllokonte Brisi. Kontraktoi zonjën Blair me 600 mijë euro por ajo tha lejoini të vijnë se janw konform ligjit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030840158462524
array(1) { ["section"]=> string(76) "habit-berisha-kokainen-ne-durres-e-kapi-kompania-qe-solli-qeveria-ime-114768" }