Habit Capital T; fshin të gjitha postimet në Instagram dhe bën ndryshimin që nuk pritej

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:51 24-02-2018 Habit Capital T; fshin të gjitha postimet në Instagram dhe bën ndryshimin që nuk pritej

Jemi mësuar prej shumë kohësh tashmë që Capital T ta shikojmë me flokë të gjata e me shumë mjekërr, por duket se këngëtari i shumë hiteve ka marrë një vendim, duke bërë ndryshimin e madh në pamje.

Trim Ademi apo siç jemi mësuar ndryshe ta thërrasim me emrin e tij të artit, Capital T, kohët e fundit ka çuditur të gjithë ndjekësit e tij në Instagram duke fshirë të gjitha fotot dhe postimet e mëparshme nga llogaria e tij në Instagram.

Ai ka postuar më pas një sekuencë të shkurtër të projektit të tij të ri ku shihej veprimi që asnjerit nuk ia priste mendja. Ai pret flokët!

Ky veprim ka sjellë një sërë reagimesh pozitive nga fansat të cilët nuk e kanë parë kurrë Trimin me flokë të shkurtra.

Capitali e ka shoqëruar videon me nënshkrimin “Veç fillimi”, duke shtuar kuriozitetin e të gjithëve për hitin e rradhës së këngëtarit. Me sa duket këngëtarin s’do e shohim më me të njëjtin stil e s’na mbetet gjë tjtër veçse të presim ndonjë foto me modelin e ri të flokëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072970390319824
array(1) { ["section"]=> string(93) "habit-capital-t-fshin-te-gjitha-postimet-ne-instagram-dhe-ben-ndryshimin-qe-nuk-pritej-111325" }