Habit dhëndri i Berishës: Nuk mendoja që do të përballesha me njerëz që kanë frikë të diskutojnë

Publikuar tek: politike, më 22:38 06-07-2017 Habit dhëndri i Berishës: Nuk mendoja që do të përballesha me njerëz që kanë frikë të diskutojnë

Jamarbër Malltezi dhëndër i ish kreministrit Berisha, por njëkohësisht drejtues i një nga departamenteve më të rëndësishme në Partinë Demokratike duket se është i zhgënjyer nga mjedisi që e rrethon në PD.

Prej disa ditësh ai është pozicionuar kundër lidershipit të Lulzim Bashës dhe kjo ka kulmuar me firmën e tij në peticionin që kërkonte dorëheqjen e Bashës nga kreu i PD. Lidhur me këtë situatë Malltezi ka postuar në rjetin social facebook ku thotë se nuk e priste këtë lloj situate në PD dhe uron që të dalë sa më shpejt nga gjendje ku është katandisur.

Statusi i Jamarbër Malltezit:

Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim. Po nese ka frike te flasim haptaz mes njeri-tjetrit si do rikuperojme 300,000 zemra qytetaresh qe duhen fituar per te mundur krimin e organizuar qe blen vota e gjithshka?

Uroj dhe shpresoj qe PD te behet sa me shpejt "Land of the Free & Home of the Brave"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024899959564209
array(1) { ["section"]=> string(101) "habit-dhendri-i-berishes-nuk-mendoja-qe-do-te-perballesha-me-njerez-qe-kane-frike-te-diskutojne-85294" }