Habit doktori i seksit: Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri

Publikuar tek: aktualitet, më 22:26 19-03-2017 Habit doktori i seksit: Jam 70 vjeç, por bej seks si i ri

Sigurisht që okulistit i njohur Dr.Adem Harxhi, i ka çuditur të gjithë kur iu përvesh punës për të zbuluar më shumë gjëra për seksin dhe për t’ua transmetuar ato njerëzve.

Hera e parë kur isha 19 vjeç

“Hera e parë nuk harrohet kurrë, është më e rëndësishmja për të gjithë. Unë e mbaj mend shumë mirë. Kam qenë student rreth 19 vjeç dhe në atë kohë në quheshim intelektualët e Tiranës. Vetë kohën në të cilën jetonim të kufizonte në lidhje me femrat”. Dhe ndërsa doktori sot i ka kaluar të 70-at ai ka një raport të mirë me bashkëshorten e tij, të cilën ai e quan “të vetmen grua të bukur, që s’e kam ndërruar kurrë”. Pikërisht për marrëdhëniet seksuale për herë të parë Dr.Harxhi po përgatit një libër që titullohet “Nata e parë”.

Seks edhe në moshën 70-vjeçare 

Vazhdon të bëj seks, ndoshta jo me të njëjtin ritëm si dikur, por përsëri ai bën seks. “Sigurisht pse të mos bëj seks. Pastaj seksi bëhet në shumë mënyra. Seks nuk është vetëm penetrimi”, shprehet doktor Harxhi. Sipas tij burrat shqiptarë mendojnë me seks vetëm aktin fizik, po për Dr.Ademin seks nuk është vetëm kjo dhe pikërisht, këtë gjë ai bën me emisionin e tij, përpiqet t’u mësoj njerëzve se si bëhet seks. “Kur lexoja gjëra të reja për seksin thosha pse nuk i kam diture unë më përpara dhe mendoj t’ua them të rinjve, që të jenë të përgatitur përpara se të bëjnë seks për herë të parë”

Çështë seksi për doktorin

Seksin nuk e koncepton aspak vetëm si qejf, pasi ai ka shumë të papritura, rreziqe dhe nëse ke informacion për këto rreziqe ato mund të evitohen. “Nga kjo pikëpamje mendoj se këto vite që unë merrem me seksologji mendoj se janë vitet më të mira të miat në shërbim të njerëzve”. Në fakt, pas një jete të suksesshme si okulist Dr. Harxhi ka parë se interesimi, që tregojnë njerëzit në lidhje me seksin ia kalon shumë herë më tepër interesimit të okulistit. Dhe duke mos pasur njerëz, që të merreshin me këtë çështje ai morri iniciativën për të dhënë kontributin e tij në këtë fushë mjaft të rëndësishme. /Gazeta Shqiptare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis shembja e pallatit 5 kate në Vlorë, do ia zërë vendin lulishtja (Foto)
Dëshmia/ Rrëfen autori i krimit në Bathore: Pse e vrava dajën e Klaudios (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011273145675659
array(1) { ["section"]=> string(61) "habit-doktori-i-seksit-jam-70-vjec-por-bej-seks-si-i-ri-72457" }