Habit Kastriot Myftaraj: Te 200 lekëshi i ri është fshehur portreti i Erion Braçes

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 15-10-2019 Habit Kastriot Myftaraj: Te 200 lekëshi i ri është fshehur portreti i Erion Braçes Ne foto: Kastriot Myftaraj - Erion Braçe

Gazetari Kastriot Myftaraj habit me deklaratën e bërë së fundmi, përsa i përket dizajnit të kartëmonedhës së re 200 lekëshe.

Në emisionin e vetë "Ju Flet Moska" Myftaraj tha se në kartëmonedhën e re 20 lekëshe krah fotos qëndrore të Naim Frashërit, në anën e djathtë është i fshehur portreti i zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

“Ka pasur në historinë e njerëzimit që e vunë portretin e tyre në kartëmonedhat e qarkullimit në vendet përkatëse sa kohë ishin gjallë. Sot diçka e tillë ndodh në Siri. Në kartëmonedhat shqiptare edhe Ismail Qemali themeluesi i shtetit shqiptar. Ka qenë edhe Fan Noli.

Rilindasit tanë të rinj në Shqipëri kanë gjetur një metodë të re, duke stilizuar veten e tyre në portrete të figurave që janë në kartëmonedha.

Është prerja e re 200 lekëshe që do të dalë në qarkullim. Ka portretin e Naim Frashërit në qendër, por djathtas nëse do të merrni një lupë dhe do ta shikoni me vëmendje, nuk është i njëjti portret. Portreti ka një fytyrë pak më të gjatë. Sytë i ka më të thelluara Naimi, flokët, balli. Të gjitha anë më të ndryshme. Fotoja e vogël është fotoja e stilizuar e zëvendëskryeministrit Erion Braçe”, u shpreh gazetari Kastriot Myftaraj.

sdfgerge4h4h4h.jpg

ghjtymj67k6k6k.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074701309204102
array(1) { ["section"]=> string(88) "habit-kastriot-myftaraj-te-200-lekeshi-i-ri-eshte-fshehur-portreti-i-erion-braces-182195" }