Habit kompania e Naftës, pasi u shkatërroi shtëpitë qytetarve, kërkon dëmshpërblim nga shteti

Publikuar tek: aktualitet, më 19:06 09-05-2017 Habit kompania e Naftës, pasi u shkatërroi shtëpitë qytetarve, kërkon dëmshpërblim nga shteti

Kompania e nxjerrjes së naftës, e cila është bërë e njohur për shkak të problematikave që u ka shkaktuar banorëve të zonës së Zharëzës në Patos, përveçse i’u ka shkatërruar shtëpitë e ndotur mjedisin, kërkon edhe të dëmshpërblehet.

Madje, për këtë, kërkon jopak, por plot 274 milionë lekë të vjetra. Prej gati dy vitesh, kompania e naftës “Bankers Petrolium Albania” është përfshirë në një proces gjyqësor me Bashkinë Patos dhe Njësinë Administrative Zharrëz, duke kërkuar prej këtyre dy institucioneve shtetërore, që ta kompesojnë financiarisht në shumën prej 274 milion lekë të vjetra, shumë kjo që sipas kompanisë, është paguar si taksë për “Shlyerjen e detyrimeve vendore për vitin 2015”.

Shoqëria “Bankers Petrolium Albania”, është akuzuar shpesh nga banorët, si shkaktarja kryesore e dëmtimit të banesave në zonës e Zharëzës. Mirëpo, megjithëse ka krijuar mjaft dëme tek banorët e zonës, duke i dëmtuar banesat dhe të mbjellat, kjo kompani kërkon dhe të rimbursohet nga njësia administrative Zharëz dhe Bashkia Patos, në masën 274 milion lekë të vjetra, para këto që janë paguar nga administratorët e “Bankers Petrolium Albania”, si detyrime në taksat e ndërtesës, mjedis, tarifat e pastrimit etj.

Rimbursimi i kësaj shume financiare është refuzuar nga Kryetarja e Bashkisë Patos dhe ai i Njësisë Administrative Zharës dhe për pasojë, “Bankers Petrolium Albania”, i është drejtuar gjykatës Administrative Vlorë, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të detyrojë nëpërmjet një vendimi gjyqësor Bashkinë Patos dhe Njësinë Zharës, për rimbulsimin financiar. Mirëpo gjykata e Vlorës me vendimin e 26 tetorit 2015 ka vendosur rrëzimin e kërkesë-padisë së kompanisë “Bankers Petrolium Albania”, duke e quajtur padinë si të pambështetur në prova dhe ligj. Kjo kompani i është drejtuar me një ankim Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe lënien në fuqi të kërkesë padisë. Por edhe Apeli Administrativ në datën 28 mars 2017, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke rrëzuar pretendimet e kompanisë “Bankers Petrolium Albania”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036026000976562
array(1) { ["section"]=> string(97) "habit-kompania-e-naftes-pasi-u-shkaterroi-shtepite-qytetarve-kerkon-demshperblim-nga-shteti-78039" }