Habit kryebashkiaku i Tiranës: "Jo vetëm që do legalizojmë hashashin por edhe pa tvsh" (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:46 04-02-2017

E ndërsa të gjithë po mendoni se këtë deklaratë e bërë Erion Veliaj, po nxitojmë t'ju themi se bëhet fjale për kolegun e tij të turnit të natës, Briken Fejzullai.

Pa kollare dhe pa xhaketë, por me të zeza dhe dy kepucë të ngjyrave të ndryshme është paraqitur ne emisionin Oktapod, si për të treguar se Brikeni është ndryshe nga kryebashkiaket që jemi mesuar të shohim.

I pyetur nga Turjan Hyska, se cfarë do të ndryshojë ai për jeten e natës në Tiranë, kryebashkiaku është shprehur se Tirana ka filluar t'u ngjasojë kryeqyteteve europiane. I pyetur për legalizimin e hashashit ai është shprehur pro tij duke shtuar me shaka se madje do të jetë pa tvsh.

Gjithashtu ai u shpreh se për t'i ardhur në ndihmë  atyre që frekuentojnë jetën e natës në Tiranë, do vihen së shpejti dy linja të transportit publik, perkatësisht Tirana e re dhe Unaza, në mënyrë që qytetaret të shmangin perdorimin e veturave personale apo taksitë duke qene se kanë kosto të lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022547960281372
array(1) { ["section"]=> string(95) "habit-kryebashkiaku-i-tiranes-jo-vetem-qe-do-legalizojme-hashashin-por-edhe-pa-tvsh-video-67722" }