Habit Lefter Maliqi: Edi Rama shkarkoi ministrin Lleshaj gjatë pandemisë, ndërhyri shkrimtari Ismail Kadare

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 28-09-2020 Habit Lefter Maliqi: Edi Rama shkarkoi ministrin Lleshaj gjatë pandemisë, ndërhyri shkrimtari Ismail Kadare FotoMontazh: Maliqi-Kadare-Lleshaj

Deputeti Lefter Maliqi thotë se gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 kur vendi ynë u fut në izolim, kryeministri Rama ka firmosur për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas tij, shkrimtari Ismail Kadare ka ndërhyrë që Lleshaj të mos shkarkohej.

“Rama e hoqi në kohën e pandemisë, por për shkak të mikut të përbashkët, që është shkrimtari Ismail Kadare, e mbajti në postin e ministrit të Brendshëm. Unë jo më kot thashë se informacionet dhe brenda PS dhe strukturave policisë i kam të sakta. E gjithë karriera e tij ushtarake, është për shkak të Kadaresë. Lleshaj mund të jetë i aftë më shumë seç duket po u përdor nga Edi Rama kundër opozitës, goditja ndaj medias dhe gazetarëve. Të gjithë këto që zbatoi si ministër bëjnë që Rama pasi e përdori e ta hedhë”, tha Maliqi në emisionin Top Talk.

Më tej, deputeti shtoi se Lleshaj po shfrytëzon pikërisht miqësinë me Kadaren për të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes. “Kadare po lobon për ta bërë ministër Mbrojtje, por nuk ka pranuar. Kadare ka dashur për të bërë president, por nuk e ka pranuar Berisha atë kohë”, theksoi Maliqi. Sipas tij, në qeveri po synon të bëhet ministër edhe deputeti Arben Pëllumbi, ndërsa Xhaçka po kërkon të marrë postin e ministres së Brendshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010860919952393
array(1) { ["section"]=> string(112) "habit-lefter-maliqi-edi-rama-shkarkoi-ministrin-lleshaj-gjate-pandemise-nderhyri-shkrimtari-ismail-kadare-221975" }