Habit Manjani: Nëse opozita ulet me Ramën, Balla është i pari që e ha

Publikuar tek: barometri, më 07:01 14-10-2018 Habit Manjani: Nëse opozita ulet me Ramën, Balla është i pari që e ha

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për ngjarjet e fundit në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24.

 

Manjani u shpreh se kryeministri Edi Rama është shumë i nervozuar kohët e fundit, pasi pretendon se Rama nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën.

“Rama ka një nervozitet këto kohët e fundit. Nervozitet që i vjen nga fakti që nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën. Ai sot është në krye të qeverisë, edhe pse sot nuk e ka shumicën e votave të shqiptarëve, pikërisht se përçau opozitën”, u shpreh Manjani.

Ndërsa për opozitën ish-ministri tha se ka ende punë për të bërë, por nëse opozita do të ulej me Ramën, sipas tij Taulant Balla është i pari që e ha.

“Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionalizuar mirë jo vetëm reagimi opozitar por edhe përgatitja për të qeverisur nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për tu ulur, po e zëmë se për një moment të caktuar opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i parë që e ha, nga Rama vetë”, tha Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025267124176025
array(1) { ["section"]=> string(74) "habit-manjani-nese-opozita-ulet-me-ramen-balla-eshte-i-pari-qe-e-ha-137753" }