Habit Manjani për Llallën: Ironi e madhe fati, u persekutua nga Enver Hoxha, tani nga Ambasada Amerikane e DASH

Publikuar tek: barometri, më 08:06 18-02-2018 Habit Manjani për Llallën: Ironi e madhe fati, u persekutua nga Enver Hoxha, tani nga Ambasada Amerikane e DASH

Komente, dyshime dhe hamendësime. Kështu i cilëson të gjitha akuzat e ngritura ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani e cilëson gjithë këtë një ironi fati ndërsa thotë se më herët Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës e tani nga Ambasada Amerikane e DASH që i kanë ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes. 

"Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar... Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!", shkruan Manjani.

REAGIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT:

Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë...

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”....

Shumë e çuditshme!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021633148193359
array(1) { ["section"]=> string(115) "habit-manjani-per-llallen-ironi-e-madhe-fati-u-persekutua-nga-enver-hoxha-tani-nga-ambasada-amerikane-e-dash-110626" }