Habit me veshjen deputetja e PD, thyen Kodin në seancën e parë të Kuvendit (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:15 09-09-2017 Habit me veshjen deputetja e PD, thyen Kodin në seancën e parë të Kuvendit (FOTO)

Sot u çel seanca e parë parlamentare me 140 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndonëse seanca e konstituimit e drejtuar nga deputeti Besnik Baraj zgjati vetëm disa minuta, disa detaje nuk kaluan pa rënë në sy.

E tillë ishte veshja e deputetes së Partisë Demorkatike, Albana Vokshi e cila si duket nuk ishte menduar shumë për veshjen e seancës së parë.

Kjo gjë faktohet jo vetëm nga flokët e shkujdesura, por edhe nga veshja e saj. Vokshi u prezantua sot në legjislaturën e re me një bluzë të zezë me mëngë zhapone, ndryshe nga koleget e saj deputetet, të cilat kishn respektuar me rigorozitet kodin e veshjes, me kostume e kombinime më serioze.

 

albana.jpg

 

Në këtë mënyrë, Vokshi pa dashur e ka nisur “ters” duke thyer paksa Kodin e Sjelles së deputetëve në Kuvend, gjatë ushtrimit të detyrës.

Bëhet fjalë për nenin 10 “rregulla të tjera të sjelljes”, e cila parashikon: “Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare”.

Veshja e Vokshit ra në sy në kohën kur edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe gjatë kohës kur mbahej seanca e parë moti shoqërohej me reshje shiu, megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar deputeten të eksperimentojë me veshjen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023833036422729
array(1) { ["section"]=> string(84) "habit-me-veshjen-deputetja-e-pd-thyen-kodin-ne-seancen-e-pare-te-kuvendit-foto-91698" }